Categories
Uncategorized

Receta e pìteve me mìsh, ìdeale per tua pregatìtur femìjeve kete fundjave

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare.

Përbërësit: ½ kg miell, 200 g kos, gjysmë luge kafeje me sodë buke, kripë, 300 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 1 kokërr domate, 1 karotë, vaj ulliri dhe piper i zi.

Përgatitja: Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gro pë në mes. Shtoni aty kosin, hidhni kripën si dhe sodën dhe përziejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë. Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte, por jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine. Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Ndërkohë përgatisni mbushjen me mish të grirë. Kaurdisni në një tigan me vaj ulliri qepën derisa volumi saj të bjerë, shtoni karotën e grirë hollë, mishin e gr irë, vijoni ta kaurdisni e më pas shtoni domaten e grirë, piperin dhe kripën.

Kaurdisini të gjitha bashkë, shtoni pak ujë sa masa të ziejë dhe largojeni nga zja rri kur masa të jetë gati në formën e një salce jo shumë të lëngshme.

Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël. Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.

Pasi e keni shtruar petën, shtoni brenda nga dy lugë nga masa e mbushjes me mish të grirë dhe paloseni piten duke mbyllur buzët e saj përmes dhëmëzave të një piruni.

Më pas kalojini pitet për skuqje në tigan nga të dyja anët. Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mbushje të tjera sipas dëshirës./kohapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *