Categories
Uncategorized

Ky trajtìm me lìmon ì cìlì përgatìtet në shtëpì që mund t’ju kursejë shumë energjì dhe vìzìta te mjeku

Tani nese mund te themi, bashke me stinen e dimrit, jane disa nga periudhat kur jemi të prirur për t’u prekur nga ftohjet, kolla, temperatura.

Ka një ilaç efektiv natyror i cili përgatitet në shtëpi që mund t’ju kursejë shumë energji dhe vizita te mjeku.

Përzieni përbërësit e mëposhtëm në një tigan të vogël:

Pak lëng të freskët limoni, Pak mjaltë organik, Pak ujë, Pak sheqer, ½ lugë çaji xhenxhefil të grirë, ¼ lugë çaji karafil të grirë,

Të gjithë përbërësit janë jashtëzakonisht të dobishëm kur është fjala për lehtësimin e kollës.

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, mjalti është antiseptik i fuqishëm dhe një frenues natyral i kollës. Xhenxhefilli forcon sistemin tuaj imunitar dhe heq nauzet, karafili shërben për të zvogëluar mukusin.

Pasi të përzieni të gjithë përbërësit së bashku, vendosini të ziejnë derisa të përfitoni një masë homogjene.

Me pas duke përdorur një lugë, ndani shurupin e përfituar në pjesë të vogla të cilat mund t’i vendosni sipër një letër pjekje.

Pasi pjesët e ndara të jenë ngurtësuar mund t’i vendosni në një kuti hermetike dhe të tresni 2 të tilla në filxhan me ujë të vakët sa herë të shikoni shenjat e ftohjes tek trupi juaj./kohapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *