Categories
Uncategorized

Ndërkohë që plakenì keto jane 3 vìtamìnat qe u nevojìten sìdomos tek grate

Kalciumi : Me kalimin moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën ko ckore dhe duke rritur rrez ikun për zhvillimin e osteoporozës.

Gratë në fazën e me nop auzës sidomos janë më të rrez ikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gja kut.

Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

Vitamina B12 : Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gja kut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit.

Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Vitamina D: Trupi ka nevojë për këtë vitaminë që të absorbojë kalciumin. Prandaj duhet ta merrni atë për të parandaluar osteoporozën.

Vitamina D ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave dhe sistemin imunitar. Shumë njerëz e marrin vitaminën D nga rrezet e diellit.

Por ky proces vështirësohet me kalimin e moshës, ku trupi e ka të vështirë që të konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D./kohapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *