Tjetër alarm kuqezi/ Broja nuk merr pjesë në stërvitjen e Kombëtares, mungojnë në tapetin e gjelbër edhe…

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk shkon në formë maksimale në sfidën me Çekinë. Sikur të mos mjaftonin mungesat e disa lojtarëve për shkak dëmtimesh, edhe futbollistët e grumbulluar kanë shfaqur probleme dhe kanë vënë në dyshim planet e trajnerit Silvinjo.

Në stërvitjen e sotme të pasdites, ka rënë në sy mungesa e një emri që në fakt pritej shumë nga tifozeria kuqezi, Armando Brojës. Sulmuesi ka ndjerë shqetësime në gjurin e operuar dhe është preferuar që të mos rrezikohet, duke e lënë pushim në seancën e sotme. Ai do të vlerësohet në ditën e nesërme nga stafi për të kuptuar nëse do të jetë apo jo në gatishmëri për duelin ndaj Çekisë.

Në stërvitjen e sotme kanë munguar edhe Keidi Bare me Klaus Gjasulën. I pari vazhdon të ketë probleme fizike dhe po ashtu është lënë pushim sot për t’u rivlerësuar nesër se në çfarë gjendje është dhe nëse mund të luajë. I dyti, mbërrin sot në Shqipëri pasi ka kaluar situatën me infeksionin në grykë, por nuk do të mund të stërvitet me ekipin, duke marrë pjesë vetëm në seancën e fundit me pjesën tjetër të lojtarëve.

Related Posts

Çfarë ndodhi? Shpërthen në flakë aeroporti në…

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpërthimit të një zjarri në një parking të sapondërtuar aty. Si pasojë e…

“100 Euro për takim në shtëpinë time”, adoleshentët që mashtruan 150 veta në Tiranë(Video)

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Takimi”. Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari…

U vra për një parking, familjarët e shqiptarit: Fëmijët nuk e dinë si vdiq, po vuajnë shumë…

Pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi për një parking nga fqinji i tij grek pas gati një muaj nga humbja e të afërmit të tyre kanë…

Studentët e Mjekësisë para Ministrisë së Arsimit/ Bllokojnë rrugën, ja detaji që bie në sy gjatë protestës së sotme

Edhe këtë të mërkurë studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë. Ata janë vendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë bllokuar edhe rrugën. Me thirrjet “Ministria…

“Taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave”/ Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq

Megi Pojani ka qënë një ndër personazhet publik që ka kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, duke shkëlqyer me veshjen…

U kallëzua penalisht në SPAK për shpërdorim detyre, reagon menjëherë…

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia pasi u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për shpërdorim detyre. “Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë: Dosja “Buka”…

Leave a Reply