“Apartamente, dyqane e makina”, Prokuroria i Fierit sekuestron 3 mln euro pasuri: Të ardhura nga…

Një sërë pronash i janë sekuestruar shtetasit me inicialet L.B në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Fierit, mësohet se ky sekuestrim ndaj pasurive të tij dhe të familjarëve është kryer pasi L.B rezulton i dënuar për trafik droge e si anëtar i një organizate kriminale në Greqi.

Nga hetimet e kryera deeri më tani, dyshohet se pasuritë me vlerë 3 mln euro janë vënë prej të ardhurave nga krimi.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Nga hetimi i gjithëanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B. Pasuritë e sekuestruara janë:

5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier..
2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendondohje në Selitë, Tiranë

Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
5 (pesë) pasuri të luajtshëme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.
Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.
2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3,000,000 euro.

Prokuroria Fier po ndjek me prioritet dhe është plotësisht e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në përputhje me ligjin 10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar.

Related Posts

Çfarë ndodhi? Shpërthen në flakë aeroporti në…

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpërthimit të një zjarri në një parking të sapondërtuar aty. Si pasojë e…

“100 Euro për takim në shtëpinë time”, adoleshentët që mashtruan 150 veta në Tiranë(Video)

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Takimi”. Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari…

U vra për një parking, familjarët e shqiptarit: Fëmijët nuk e dinë si vdiq, po vuajnë shumë…

Pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi për një parking nga fqinji i tij grek pas gati një muaj nga humbja e të afërmit të tyre kanë…

Studentët e Mjekësisë para Ministrisë së Arsimit/ Bllokojnë rrugën, ja detaji që bie në sy gjatë protestës së sotme

Edhe këtë të mërkurë studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë. Ata janë vendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë bllokuar edhe rrugën. Me thirrjet “Ministria…

“Taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave”/ Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq

Megi Pojani ka qënë një ndër personazhet publik që ka kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, duke shkëlqyer me veshjen…

U kallëzua penalisht në SPAK për shpërdorim detyre, reagon menjëherë…

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia pasi u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për shpërdorim detyre. “Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë: Dosja “Buka”…

Leave a Reply