Categories
Uncategorized

Zi ne familjen e Silvinjos, trajneri i Kombetares humb nenen

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë këtë të hënë lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

FSHF njofton se “tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë”.

“Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme”, thueht në njoftimin e federatës.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale i shprehu ngushëllimet trajnerit Silvinjo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.

Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka./Kohapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *