Categories
Uncategorized

Aktori i njohur : Ne jemi më të varfrit në këtë vend, mendoj se vlerësohemi shumë pak

Arben Derhemi aktori i cili u bë i njohur për publikun nga roli Florit në telenovelën “Njerëz dhe fate”, ka folur për karrierën e tij ndër vite, rolet në teatër dhe kinematografi.

“Talenti për artin tek ai lindi që në fëmijëri “Isha në klasën e dytë kur follova të sipkasja në organizimet e shkollës“-u shpreh ai.

Teksa rrëmoi nëpër kujtime u ndal tek takimi me Timo Fllokon, mikun e babait i cili spikati tek ai talentin në aktrim.

“Në periudhën e gjimnazit Timo Flloko vinte shpesh në shtëpinë tonë, babi e kish mik dhe pasi kish parë edhe dy motrat e mia , Flloko i tha tim eti se isha unë ai që kisha prirje në art dhe jo motrat e mia” rrëfeu Derhemi.

Lidhur me rolin e artistit në shoqëri Derhemi u shpreh se në Shqipëri, artistët vlerësohen shumë më pak se e meritojnë.

“Ne jemi më të varfrit në këtë vend, mendoj se vlerësohemi shumë pak për atë që japim” tha ai.

Lidhur me publikun Derhemi tha se gjithmonë njerëzit janë të mënçur në gjykim, publiku sipas tij nuk të fal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *