Categories
Uncategorized

Përdorimet Fantastike të Sodës në Shtëpi – Ndiqeni Këtu

Soda e Bukës është një nga përbërësit më të jashtëzakonshëm përsa i përket shumë përdorimeve të saj në gjithë shtëpinë.

Pasi të lexoni udhëzimet ndiqni në fund të artikullit një video të shkurtër, të përgatitur nga Agroweb.org mbi përdorimet e sodës në shtëpi.

Soda ka efekte mrekullibërëse përtej asaj që njohim të gjithë, duke nisur nga heqja e njollave tek bardhësia e rrobave, pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i mobiljeve apo sendeve të ndryshme në shtëpi e deri tek kujdesi për dhëmbët e higjena personale etj.

AgroWeb.org i’u liston më poshtë disa nga mënyrat e përdorimit të sodës së bukës në shtëpi.

Disa nga Metodat Efikase të Përdorimit të Sodës
Pastë dhëmbësh në kushtet e shtëpisë
Përzieni pak sodë buke me vaj arre kokosi, vaj esencial menteje dhe me të mund të përgatisni një pastë dhëmbësh efikase kundër baktereve.

Deodorant natyral
Përzieni sodën e bukës me niseshten e misrit dhe disa pika me vaj esencial livandoje dhe përdoreni pastën nën sqetulla.

Eksfoliant
Soda e bukës largon qelizat e vdekura, shkatërron bakteret dhe e mban lëkurën të butë dhe të ushqyer.

Kundër insekteve
Vendosni sodë buke në vendin ku insektet shfaqen më shpesh dhe shumë shpejt do të keni një ambient të çliruar nga insektet.

Kundër aromave
Soda e bukës largon aromat e këqija në frigorifer dhe përçon shumë freski në të.

Kundër njollave
Soda e bukës rekomandohet për heqjen e njollave dhe shkëlqimin e tenxhereve atëherë kur larësi ju lë në baltë.

Kundër mushkonjave
Përzieni sodën e bukës me ujë dhe me të lyeni zonën ku ju kanë pickuar mushkonjat.

Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Pastrimi i tubave
Përdorni gjysëm filxhani me sodë buke dhe një filxhan me uthull.

Hidhni në lavaman një tenxhere me ujë të valuar dhe më pas salcën e uthullës dhe sodës së bukës.

Pas 30 minutash, lëshoni sërish ujë të nxehtë dhe tubat do të jenë të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *