Categories
Uncategorized

Ku e ka pas bere muajin e mjaltit? Gjithashtu Mimi Kodheli tregon se cilat jane 2 politikanet qe vlerson me se shumti

Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ka rrëfyer detaje nga jeta e saj jashtë “syrit” të politikës.

Ajo u ndal tek pushimet gjatë verës, ku cilësoi jugun e Shqipërisë si destinancionin e preferuar për të kaluar pushimet.

“Pushoj gjithmonë në jug, e dua jugun. Une kam bërë, para shumë kohësh muajin e mjaltit në Dhërmi,” tha Kodheli.

Mimi Kodheli nuk mund të mos ndalej tek politika. Ajo u shpreh se politika shqiptare nuk është në nivelin e duhur.

Kodheli gjithashtu ftoi publikun për të marrë pjesë më shumë në politikë, pasi sipas saj luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

“Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu janë dy polkitikanet që unë volerësoj shumë. Kam marrëdhënie shumë të mira me zonjat e parlamentit, lavdërova vetëm dy zonjat e opozitës”, shtoi Kodheli.

Në rolin e gjyshes, Kodheli e emocionuar u shpreh se është një etapë shumë e rëndësishme kur ke një nip ose mbesë.

Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që Zoti i ka dhënë mundësinë të shijojë këtë etap.

“Është një ndjesi që ti e përjeton ndryshe çdo ditë. Është ndryshe nga ndjesia kur bëhesh prind.

Nipi është një kombinim i të dy prindërve, se po thashë që i ngjan të ëmës, i ngel hatri të atit dhe e kundërta.

E rëndësishme është të jetë një qytetar i mirë dhe sidomos i shëndetshëm. Gjyshi kujdeset më shumë për nipin, unë nuk kam aq kohë”, tha Mimi Kodheli./kohapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *