Categories
Uncategorized

Djali i Koço Devoles vendos të largohet nga Shqipëria për të jetuar në Amerikë

Djali i vogël i Koço Devoles duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria, për të jetuar në Amerikë.

Këtë gjë e bën me dije gazetari Genc Ymeraj, pas një takimi të rastësishëm që pati me të.

Postimi i gazetarit Ymeraj:

“Lere ta parkoje se e njof une”. Zeri qe foli m’u duk i njohur. Madje dhe i dashur, sepse me ndihmoi te gjej nje vend per makinen, ne nje Tirane qe te “perze” kur tenton te parkosh.

Sapo zbrita, u shtanga. Njiheshim vertete. Ishte Genci, Genci Devole.

Ne u rritem bashke. U takuam mbreme krejt rastesisht, pas shume vitesh Jemi adashe.

Eshte djali i vogel i te madhit e te paharruarit Koco Devole.

Ne femijerine e hershme, behesha me shume me Enon, vellain e madh te Gencit.

Shok klase e ne grupin e teatrit, e ruajtem miqesine deri kur ai e la Shqiperine. Genci ishte me i vogel se ne.

Dje me nxorri mallin; te Enos e te Kocos bashke. Jo vetem me tiparet, por edhe batuten, qe i madhi Koco e ka lene te te dy djemte.

Genci, eshte i vetmi i Devoleve, qe ka mbetur ne Shqiperi. “Do iki dhe une, me tha. Ne Amerike”.

Nuk ja thashe, por me trishtoi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *