Në ka një recetë popullore gatimi në kuzhinën shqiptare ai është padyshim pilafi. Shoqërues i gatimeve, gjellërave të ndryshme ashtu si edhe mishit, pilafi mbetet përherë në tryezat tona.
Shoqëruar me kos të freskët a salca të ndryshme, ideal për të shijuar mishin ashtu si edhe një zgjedhje fantastike për vaktin e darkës.
Por pavarësisht se është një recetë e thjeshtë, shumë amvisa hasin vështirësi në përgatitjen e duhur të tij duke përdorur shpesh herë edhe shprehjen “nuk më doli gjë” apo “nuk e go dita siç duhej”.
Dhe është e vërtetë, disa herë ai del i qullët, e herë të tjera i thatë.
Më poshtë AgroWeb.org do t’ju sjellë dy metoda të thjeshta për të përgatitur siç duhej pilafin në shtëpi, e për ta shijuar pastaj në kombinimet e ndryshme të gatimeve.
Që në fillim, pavarësisht se këtë amvisat e dinë shumë mirë, duhet të respektohet raporti 1 me 2 për masën e orizit dhe ujit apo lëngut të mishit që do përdorni.
Ashtu si edhe sasia e vajit të ullirit apo gjalpit.
AgroWeb.org ju këshillon që duhet të keni parasysh që për 4-5 persona do të duhen 2 filxhanë çaji me oriz dhe 4 filxhanë çaji dhe 2-3 lugë gjelle me ujë apo lëng mishi.
Për ta bërë më të shijshëm përdorni dy lugë gjelle gjalpë dhe dy lugë gjelle vaj ulliri. Megjithatë kjo mbetet sipas preferencës./fiks.al