Categories
Uncategorized

Per floke te shendetshem dhe volumìnoze, keto 4 menyra do t’ìu mundesojne juve te arrìnì

Floku është gjysma e bukurisë tek një femër, kjo është arsyeja përse investoni kaq shumë për përkujdesjen e tyre. Harxhoni shuma të mëdha parash tek parukieri apo duke blerë produktet më të shtrenjta larëse dhe stiluese, por nqs keni flokë të hollë dhe të brishtë duke sikur i gjithë mundi juaj shkon dëm.

Nuk është kështu, mjaftojnë disa truke të thjeshta dhe flokët tuaj do të duken të shëndetshëm dhe voluminozë. Për më tepër klikoni në faqen tjetër dhe lexoni shpejgimet përkatëse.

1.Lani flokët në mënyrën e duhur
Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë. Living ju njeh me disa rregulla të thjeshta:

a.Hidhni shampo vetëm në rrënjë dhe më pas përhapeni në gjithë gjatësinë e flokut. Fundet e flokëve janë gjithmonë të thatë dhe më të brishtë, kështu që masazhojini ndërkohë që përdorni shampo.

b.Përdorni balsam flokësh ose maskë zbutëse në gjithë gjatësinë e tyre. Mos harroni ta aplikoni edhe në rrënjë pasi, kjo gjë i bën flokët më të rëndë dhe voluminozë.

c.Ndërkohë që lani flokët duhet të masazhoni vazhdimisht skalpin e kokës pasi ky veprim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e kësaj pjese të lëkurës.

2.Përdorni shampo të thatë

Shampoja e thatë është një alternativë e zgjuar për të gjithë ato femra që nuk kanë kohë për të larë flokët çdo ditë apo nuk duan të kalojnë shumë kohë duke i stiluar. Shampoja e thatë jo vetëm që heq papastërtinë nga floku, por edhe u jep shumë volum. Mund të arrini të njëtin efekt duke përdorur pudër bebesh.

3. Përdorni tharësen e flokëve vetëm nga poshtë

Ashtu sikurse larja, edhe tharja e flokëve ka një rëndësi të madhe për t’i bërë flokët e thatë të duken më voluminozë. Në qoftë se jeni mësuar t’i thani flokët duke vendosur tharësen përballë fytyrës apo në pjesën e pasme të qafës, tani duhet të bëni të kundërtën. Ulni kokën nga poshtë me flokët që ju bien thuajse në fytyrë dhe thajini në këtë mënyë. Mos harroni që tharësja duhet të jetë 30 cm larg flokut.

4. Luani me gjatësinë e flokut

Sipas parukierëve më në zë, gjatësia është një tjetër faktor që e bën flokun tuaj të duket akoma më i hollë nga ç’mund të jetë në të vërtetë. Sipas tyre prerja e flokut të hollë duhet të jetë deri tek shpatullat apo pak sipër tyre. Luani po ashtu me ngjyrën, hijet apo shatushi janë trende që i bëjnë flokët të duken akoma më voluminozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *