Categories
Uncategorized

I nxehti afrikan mberthen vendin, ja qyteti me temperaturat me te larta per kete jave

Sipas parashikimit të motit nga SHMU, për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta.

Te cilat jane me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit.

Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.

Per me teper mund te shikoni tabelen me poshte:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *