Categories
Uncategorized

Rikthehet i nxehti Afrikan: Temperatura 7-8 grade mbi normalen per vendin tone

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5”, meteorologu Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme.

Ditën e sotme, na pret një ditë plot me diell.

Intervale të gjata me kthjellime. Më të dukshme gjatë vijës bregdetare dhe zonën e ulët.

Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave që janë më të fokusuara në zonat malore.

Në orët e para të mëngjesit kemi pasur një rritje të lehtë të temperaturave. Në mesditë presim që temperaturat të ngjiten në 36 gradë celcius.

E shtuna dhe e diela, do jenë mjaft të favorshme për ata që do të zgjedhin plazhin.

Kemirritje të temperaturave dhe gjatë vijës bregdetare ku minimumet do luhaten nga 18-22 gradë celcius.

Në qytetet e zonës së ulët, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën, Elbasani, Berati, Gjirokastra do kenë një rritje më të ndjeshme të temperaturave të ajrit ku do arrijnë deri në 38-gradë celcius.

Në zonat malore maksimumet pritet të jenë 28-29 gradë celcius, në zonat jug-lindore.

Veri-lindja pritet të sjelli maksimume deri në 31 gradë celcius.

Do jetë një fundjavë me temperatura të larta dhe me donimin të diellit në të gjithë territorin Shqiptar. Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave, të fokusuara në qytetet e zonave malore.

E hëna, pritet të rris akoma më shumë temperaturat. Do kemi maksimume shumë pranë vlerave 40 gradë celcius. Dhe këto vijnë si pasojë e masave ajrore të nxehta nga Afrika. Këto temperatura janë 7-8 gradë mbi normalen për vendin tonë.

Vlerat minimale priten nga 19-25 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *