Categories
Uncategorized

Kujdesi që Duhet të Tregoni me Efektet Anësore të Ilaçeve të Diabetit

Sëmundja e diabetit quhet ndryshe si sëmundja e shekullit ose të paktën e 10 vjeçarit të fundit.

Këto emërtime vijnë nga shpejtësia e madhe me të cilën është përhapur kjo sëmundje përgjatë viteve.

Teksa shkaktar kryesor është stili jo i shëndetëshëm i jetesës, kurat kundër zhvillimit të diabetit janë shtuar gjithnjë e më shumë.

Për të ulur sheqerin e lartë në gjak përdoren medikamente të shumta, të nevojshme për çdo njeri që vuan nga kjo sëmundje.

Nuk ka rëndësi nëse është i tipit 1 apo i tipit 2, diabeti është një sëmundje që gjithnjë duhet kuruar.

Gjithsesi në studimet e fundit mjekët kanë dalë në disa përfundime, të cilat shpjegojnë se pikërisht këto kura mund të shkaktojnë efekte të tjera anësore në organizëm.

Për këtë arsye kujdesi duhet të jetë shumë i madh dhe kontrollet mjekësore periodike.

Si ndikojnë kurat e forta
Në këtë shkrim nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguara disa nga efektet anësore më të zakonshme që kurat dhe trajtimet e forta mund të shkaktojnë.

Mos trajtimi i sëmundjes njëjtë si mbi trajtimi i saj mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e kujtdo.

Një nga efektet anësore të ilaçeve të forta kundër diabetit që vihet re shumë shpesh ndër pacientë është hipoglicemia.

Stimulimi i vazhdueshëm i insulinës e cila djeg sheqerin në gjak, mund të çojë në zhvillimin e një tjetër sëmundje.

Sipas mjekëve është e mundur që për periudha të caktuara një person të kalojë nga diabetik tek hipoglicemia.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegon se shpeshherë personat me diabet e teprojnë me trajtimin e sëmundjes.

Të dhënat nga ky studim treguan se terapitë intensive, me një ose më shumë ilaçe për të ulur nivelet e hemoglobinës A1C mund të prishin balacën natyrale të organizmit.

Kjo përkthehet në sheqer të ulët në gjak dhe mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze.

Rreziku nga hipoglicemia
Prekja nga hipoglicemia mund të vijë si pasoje e problemeve të ndryshme që ndonjë herë nuk kanë lidhje me diabetin.

Gjithësesi në çdo rast pasojat janë thuajse të njëjta dhe të rrezikshme.

Kur sheqeri në gjakun tuaj është shumë i ulët, trupi nuk prodhon më energji duke u bërë pengesë për funksionimin e mirë të organeve.

Disa nga efektet anësore më të zakonshme janë marramendja, rrahje të shpejta ose të ngadalta të zemrës dhe vështirësi në foksuim.

Problemi fillon pasi kjo sëmundje mund të ndikojë në mirëfunksionimin e zemrës, duke u kthyer në një problem kardiovaskular.

Më të rrezikuarit janë personat mbi moshën 75 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje të tjera paralele.

Për shkak se organizmi është më i dobët dhe funksionimi i tij më i delikat.

Simptomat dhe parandalimi

Disa nga simptomat më të zakonshme që mund të ndjeni nëse sheqeri në gjak është i ulët fillojnë që nga dridhja e trupit, rrahjet e çrregullta të zemrës, djersitja, ankthi apo pagjumësia.

Kini parasysh që gjithnjë të bëni kontrolle të vazhdueshme tek mjeku juaj.

Nëse ndjeni se pasi konsumoni ilaçet këto simptoma shtohen, mos i ndaloni ato pa u konsultuar më parë me mjekun.

Gjithashtu në mënyrë që të mundoheni të parandaloni uljen e sheqerit në gjak nga ilaçet kini kujdes me dietën ushqimore.

Konsumoni shumë proteina, perime apo fruta në mënyrë që trupi juaj të arrijë të ruajë balancat e shëndetëshme të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *