Dieta me e mire që të humbni kile me supë lakre. Nëse nuk keni dëgjuar për dietën shtatë-ditore të supës, ja mënyra si mund të zbuloni më tepër se si supa mund të ndryshojë jetën tuaj.
Ky program shtatë ditor është i shkëlqyer dhe përmban supë lakre, e cila dj eg yndyrnat.
Për më tepër, lakra është një nga produktet e kësaj periudhe dhe mund të shijojë së tepërmi, kështu që mund ta konsumoni sa herë që të jeni të uritur.
Kjo supë nuk shton kalori. Kështu, ndërkohë që hani, ju humbisni në kalori. Në fakt, funksionon si ushqim me kalori negative, pra, që shpejton metabolizmin tuaj dhe si rezultat do të di gjni më tepër kalori se sa do të merrni.
Përveç kësaj, ju edhe do të detoksifikoheni dhe dobësoheni. Përpiquni të mos humbisni asnjë ditë nga kjo dietë. Nëse duhet të udhëtoni apo keni një ditë shumë të ngarkuar, merreni supën me vete në termus. Konsumojeni atë sipas planit të dietës.
Kjo dietë është marrë nga Sacred Heart Memorial Hospital. Dieta ishte krijuar për humbje shumë të shpejtë peshe përpara një ndërhyrjeje ki. rurgjikale te pacientët me sëm. undje të zemrës, të cilët ishin mbipeshë.
Receta origjinale e supës me lakra dhe një version i modifikuar i saj, që është gjithashtu e mahnitshme, sepse është organike. Nuk përmban perime të konservuara ose përzierje supash.
Përbërësit : 1 lakër e madhe, e prerë në copa që janë të vogla, 230 gr fasule jeshile, 2 speca jeshilë, të prerë në feta, 6 qepë jeshile të mëdha, të prera në copa, 1 qepë, 1 tufë selino e prerë, 1.4 kg karota, të prera në copa, 500 gr domate të prera në kube, Kripë, Piper.
Përgatitja:
Thjesht hidhni të gjithë perimet në tenxhere. Shtoni erëzat, mbulojini me ujë dhe lërini të vlojnë për 10 minuta dhe më pas reduktoni nxehtësinë. Perimet duhet të gatuhen derisa të zbuten.
Plani i dietës, 7 dite – Dita 1: Hani vetëm supë (të mësipërmet) dhe fruta. Mund të pini edhe çaj pa sheqer, ujë të pastër, lëng boronice ose kombucha. Konsumoni të gjithë llojet e frutave, por evitoni bananet. Mund të hani më tepër shalqi dhe pjepër, meqënëse nuk kanë shumë kalori.
Dita 2: Hani vetëm supë dhe perime. Mënjanoni bananet, dardhat dhe misrin dhe hani perime jeshile, me gjethe. Për darkë mund të konsumoni patate të madhe të lyer me gjalpë. Nuk lejohen frutat.
Dita 3: Hani supë dhe të gjithë llojet e perimeve dhe frutave që dëshironi, por mos konsumoni patate të pjekura në mbrëmje. Duhet të humbisni 2.2-3.2 kg për tre ditë nëse e ndiqni mirë këtë dietë.
Dita 4: Ditën e katërt konsumoni vetëm banane dhe qumësht pa yndyrë. Edhe bananet dhe qumështi përmbajnë shumë kalori dhe karbohidrate, por gjatë kësaj dite trupi juaj ka nevojë për kalium, karbohidrate, proteina dhe calcium për të pakësuar ndjenjën e urisë për ëmbëlsira. Mos hani më tepër se 3 banane. Pini shumë gota me ujë së bashku me supën.
Dita 5: jo më shumë se 6 domate organike, gluten gruri (seitan), fasule aduki, peshk. Konsumoni proteina me origjinë nga kafshët të cilësisë së lartë, pa hormone ose antibiotikë.
Përpiquni të pini të paktën 6-8 gota ujë. Acidi urik duhet të nxirret jashtë trupit. Konsumoni supën të paktën njëherë gjatë ditës.
Dita 6: Konsumoni sa më shumë të mundeni gluten gruri, peshk ose qingj, apo pulë pa lëkurë, fasule aduki së bashku me perime. Si shtesë mund të konsumoni 2-3 biftekë me perime me gjethe jeshile.
Gjatë kësaj dite mos konsumoni patate të pjekura. Sigurohuni që të konsumoni supë të paktën njëherë gjatë ditës.
Dita 7: Fruta të paëmbëlsuar, perime dhe oriz kaf. Nuk ka limit për konsumimin e frutave dhe perimeve, por hani supë të paktën njëherë në ditë.
Nëse ndiqni mirë rregullat, në fund të ditës së shtatë do të humbisni 4.5-8 kg. Këshillohet që gjatë kohës që ndiqni këtë dietë të mos konsumoni pije alkoolike apo pije që përmbajnë kafeinë, si dhe pasta, bukë apo ushqime të skuqura.
Njerëzit kanë sisteme tretës të ndryshëm, ndaj dieta mund të ndikojë ndryshe në organizma të ndryshëm dhe mund të japë rezultate të ndryshme.