Categories
Uncategorized

Te rrìsh 1 muaj pa lare floket? Trendì ì cìlì po perhapet ne mase, cfare thone ekspertet

Nëse je mes 60% të njerëzve që e lajnë flokun e tyre çdo ditë, duhet ta dish se sa shumë kohë të merr si veprim dhe shumë rrallë është një akt që të sjellë kënaqësi.

Sidomos kur bën llogaritë e shpenzimeve për produktet që duhet të blesh.

Veçanërisht vajzat dhe gratë po njihen me një metodë të re për të shmangur larjen e shpeshtë.

Ideja qëndron në trajnimin e flokut që të vetëpastrohet.

Sipas atyre që e kanë sugjeruar dhe provuar, kjo metodë synon të krijojë hapësirë mes ditëve që lani flokët derisa të arrini në larjen e tyre vetëm 1 herë në muaj.

Teoria thotë se mungesa e larjes dhe trajnimi i skalpit do të bëjë të mundur që të prodhohet më pak vaj nga lëkura dhe yndyra do të shfaqet shumë vonë.

Ka qenë një përdoruese e njohur që tregoi sesi për një vit trajnoi flokun e saj dhe tani ka arritur rezultatin që dëshironte. Edhe pas 25 ditësh me flokë të palarë prap duket sikur sapo ka dalë nga salloni.

Po specialistët çfarë thonë?

Edhe pse opinioni nuk është unanim, sipas disa ekspertësh, ka një grimcë vërtetësie në këtë teori. Nëse e lan flokun rrallë, skalpi do prodhojë më pak yndyrë dhe nuk do duket keq shumë shpejt. Por ekspertët sugjerojnë që për të trajnuar flokun duhet eliminuar përdorimi i shampove me përbërës agresivë dhe spray të jashtëm për flokun.

Nëse i lan flokët më rrallë dhe përdor produkte pa përmbajtje sulfatesh dhe alkooli, mund ta trajnosh flokun dhe mundesh të krijosh një rutinë që i jep skalpit freski.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *