Categories
Uncategorized

Wizair le ne aeroport gjithe naten 160 pasagjer. Por ja cfare u ndodh me pas

Një skandal i radhës është shënuar me linjën ajrore, “Wizzair”.

Konkretisht, avioni Tiranë-Bari që kishte për t’u nisur në orën 21.30 të ditës së djeshm nga aeroporti i Rinasit u shty për në 22.30.

Më vonë fluturimi u shty për 1.30 të mëngjesit dhe më pas u anulua fare.

Pasagjerët u lanë pa ushqim dhe pa informaion për disa orë brenda aeroportit.

Deri në orën 2 të mëngjesit nuk u dha asnjë shpjegim, për këtë situatë të krijuar.

Në orën 2 u kanë thënë se do nisen sot në orën 13.00

Deri në 4 të mëngjesit i kanë lënë duke u sjellë nëpër aeroport dhe në orën 4.30 i kanë çuar në një hotel, por jo të gjithë.

Në hotel kanë çuar vetem disa pasagjerë, pasi i kanë lënë kastile që shumica të gjejnë zgjidhje vetë, ndonëse është detyrë e kompanisë ajrore t’i sigurojë ushqimin dhe fjetje, ose t’u gjejë një fluturim alternativ.

Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.

Sipas kompanisë mund të bëhet dëmshpërblim vetëm kur vonesa kalon 3 orë, por në rastin e mësipërm ky afat kophor është tejkaluar.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura./NewsAlbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *