Categories
Uncategorized

Kjo eshte vlera qe do te paguanì nga 30 Qershorì per autostraden me te re e cìla prìtet qe te hapet

Puna në autorstradën e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit. Nga projekti fillestar ku pritet të asfaltohen 21 kilometra rrugë deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë i mundur me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *