Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, B1, B3 dhe B6, si dhe kanë bakër, mangan, selen, fosfor, magnez dhe folate.
Duke pasur një përmbajtje të lartë yndyrore, ato rrezikojnë të prishen lehtë, kështu që është mirë të ruhen në një enë hermetike në frigorifer. Ato mund t’i shtohen sallatës, supave të nxehta apo të ftohta.
Përfitime kardiovaskulare dhe antiinflamatore
Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidantit më të madh në trupin tonë. Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë membranat qelizore dhe qelizat e trurit.
Duke i mbrojtur këto komponentë qelizorë dhe molekularë, vitamina E ka efekte të rëndësishëm antiinflamatorë, që rezulton në uljen e simptomave të astmës, osteoartritit, artritit reumatik dhe inflamacioneve të ndryshme. Është treguar gjithashtu se vitamina.
E ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, peshës dhe shpeshtësinë e afsheve të nxehta te gratë gjatë menopauzës.
Vitamina E ndër të tjera luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, ajo pengon ngjitjen e kolesterolit në muret e enëve të gjakut, duke nisur edhe procesin e arteriosklerozës, pra, reagimin ndaj mundësive të iktuseve dhe infarktit në zemër.
Veti kundër kolesterolit
Phytosterols është një komponent i pranishëm te farat e lulediellit dhe ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të kolesterolit.
Kur këto janë të pranishme në dietën e përditshme, ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe përmirësojnë reagimin imunitar të trupit duke zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga kancere të ndryshme. Phytosterols gjendet në sasi të mëdha te farat e lulediellit, farat e kungullit, në farat e susamit, fistikët dhe arra braziliane.
Mbron nervat, muskujt dhe enët e gjakut
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i magnezit, i cili nga ana e tij zvogëlon peshën e astmës, ul presionin e lartë të gjakut, parandalon migrenën dhe zvogëlon rrezikun e goditjeve në zemër dhe infarktit.
Magnezi është i nevojshëm për shëndetin e eshtrave dhe për prodhimin e energjisë. Rreth 2/3 e magnezit që gjendet në trupin e njeriut është në eshtra.
Magnezi balancon edhe kalciumin, duke e ndihmuar për të rregulluar ekuilibrin në nivelin nervor dhe muskulor. Te qelizat nervore, magnezi shërben si antagonist i kalciumit, duke parandaluar që ky i fundit të aktivizojë qelizat nervore.
Duke bllokuar hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, magnezi mban nervat të qeta për rrjedhojë dhe enët e gjakut dhe muskujt të ngjitura. Mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut, spazmat e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen e barkut, tensionin dhe lodhjen.
Parandalon kancerin dhe ka veti detoksifikimi
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i selenit, një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut. Seleni favorizon riparimin ADN-së dhe frenon e përhapjen e qelizave të kancerit. Nxit apoptozën, ose vetëshkatërrimin që trupi përdor për të eliminuar qelizat jonormale.
Për më tepër, seleni bën pjesë edhe në përbërjen e një enzime antioksiduese, glutathione peroksidazës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri dhe është përdorur edhe te mëlçia për të parandaluar molekulat potencialisht të dëmshme.