Ato janë tri nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare.
Janë tre figura shumë të dashura për publikun shqiptar, të cilat në çdo shfaqje publike kanë padyshim vëmendjen maksimale.
Janë 3 artiste të rralla, me një zë brilant dhe mund të themi pa u menduar dy herë se janë të papërsëritshme.
“50 vjet shoqe”, Alida Hisku publikon fotografinë e rrallë
E kemi fjalën për Alida Hiskun, Liljana Kondakiun dhe Ema Qazimin.
Së fundmi Alida Hisku, e cila prej vitesh jeton në Gjermani, është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një fotografi të para shumë viteve.
“50 vjet shoqe”, ka shkruar ajo përkrah postimit ku shihet me dy miket e saj Liljana Kondakiun dhe Ema Qazimin.
Epo ku ka më bukur se kur mes artisteve ka miqësi të vërtetë, e cila i ka rezistuar kohërave../aktorëtshqiptarë