Categories
Uncategorized

Rrëfehet Matilda Makoçi, ja çfarë thotë për ish-bashkëshortin Edi Rama dhe djalin e tyre

Matilda Makoçi , aktorja e famshme e vitive 80-të, në një intervistë për emisionin ‘Exclusive’ në Top Channel, rrëfen jetën e saj në 27 vitet e munguara nga ekrani dhe publiku që e admironte. Matilda u martua me Edi Ramën në fund të viteve ’80 dhe lindi djalin e tyre, Gregorin. Pas divorcit me Edi Ramën, aktorja thotë se nuk ruan më asnjë kontakt me ish-­bashkëshortin.

“Deri para 2­3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj”, rrëfen Matilda. Një rikthim i shumëpritur nga të gjithë por që ngjalli dhe shumë kuriozitet me shfaqjen e saj në ekspozitën e pak ditëve më parë ku ajo recitoi disa poezi.

Ku kishte qenë Matilda Makoçi, pse i kishte munguar publikut. Edhe pse në moshën 53-vjeçare dhe me pothuaj 3 dekada të munguara ajo thotë se rikthimi nuk është i vonë: “Jam shkëputur për arsye personale, dhe nuk më duket vonë rikthimi im edhe pse me poezinë dhe jo me aktrim. Besoj se u prita mirë nga publiku. Nuk isha e emocionuar, nuk e kam ndjerë mungesën e publikut,” thotë ajo.

Lidhur me rolet dhe filmat e saj Matilda shprehet: “Të gjitha rolet i kam përzemër, kam luajtur në role dinjitoze dhe i kam të freskëta filmat. Megjithatë filmi: “Të mos heshtësh është një film që më ka emocinuar më shumë se të tjerët. Me të gjithë regjizorët kemi qenë shok, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjizorit,” thotë Matilda. Thotë se për kolegët me të cilët ka luajtur filma ruan shumë respekt dhe me pak prej tyre ka ruajtur kontakte gjatë këtyre viteve: “Kolegët( partnerët) e filmave janë shumë të respektuar nga unë, nuk mund të veçoj ndonjë. Nuk kam ruajtur kontakte, me Ndriçim Xhepën jam takuar pasi u riktheva nga jashtë shtetit,” shprehet më tej Matilda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *